Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentoi të vriste një person, arrestohet 36-vjeçari
English

Tentoi të vriste një person, arrestohet 36-vjeçari

Elbasan, 10 tetor, NOA – Një person është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Shkëlzen Bylyku, 36 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan është kapur mesnatën 7 tetorit, teksa ka tentuar të vrasë 22 vjeçarin me inicialet H.I, banues po në lagjen “Dyli haxhire” Elbasan.

Konflikti mes dy personave mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka shmangur vrasjen e mundshme. Bëhet e ditur se forcat e rendit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, e cila është një pistolete model Zastava.

Gjithashtu është sekuestruar dhe një krehër me fishekë.

a.k/NOA

KOMENTE