English

Amauri shumë pranë PSG

Paris, 11 tetor NOA - Ardhja e Jean-Claude Blanc përkrah Leonardo në bordin drejtues të skuadrës franceze të PSG mund të lehtësojë shumë transferimin e sulmuesit të Juventusit në Paris. Bëhet fjalë për sulmuesin me origjinë braziliane, Amauri, i cili tashmë nuk bënë pjesë në planet e Juventusit, madje nuk grumbullohet më nga kjo skuadër. Bardhë e zinjtë janë gjithnjë e më shumë në dispozicion për ta huazuar lojtarin dhe kjo për të shmangur pagën e tij të lartë, që është e barasvlershme me 3.8 milionë në vit. r.b/NOA

KOMENTE