Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dështon regjistrimi i popullsisë, dorëhiqen anëtarët e KSHR
English

Dështon regjistrimi i popullsisë, dorëhiqen anëtarët e KSHR

Shkup, 11 tetor 2011, NOA – Pas mosmarrëveshjeve që në krye të nisjes së regjistrimit, regjistrimi i popullsisë në Maqedoni ka dështuar. Mëngjesin e të martës janë dorëhequr të gjithë anëtarët maqedonas dhe shqiptarë të Komitetit Shtetëror të Regjistrimit. Lajmin e bëri publik për agjencinë e lajmeve INA nënkryetari i KSHR-së, Bujar Osmani. Sipas Osmanit dorëheqja e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit erdhi për shkak të problemeve të procesit të regjistrimit në terren dhe interpretimeve të ndryshme të Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Osmani tha se kjo situatë e krijuar çon drejt anulimit të këtij procesit, por për gjithçka pritet vendimi i qeverisë. “Ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme lidhur me problemet organizative në terren si dhe rreth mënyrës së interpretimit të Ligjit për regjistrim në terren nga ana e regjistruesve dhe këto çështje dihen sepse ishin shpalosur edhe në media”, deklaroi nënkryetari Osmani. Përplasjet e vazhdueshme midis anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë rreth interpretimit të Ligjit për regjistrimin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit ishin një nga arsyet kryesore që çoi në dështimin e këtij procesi. Vendimi i KSHR-së pritet të jetë temë kryesore në mbledhjen e qeverisë, e cila pritet të kërkojë edhe vënien në rend të ditës edhe nga Parlamenti, ku do të vendoset lidhur me hapat e mëtejmë rreth regjistrimit të popullsisë, që nisi në 1 tetor e duhej të përfundonte më 15 tetor. INA/NOA

KOMENTE