English

LG Optimus 3D Gaming Edition me 14 lojëra 3D për ti shkarkuar falas

Japoni, 11 tetor NOA - LG Optimus 3D Gaming Edition është versioni i ri spektakolar i një smartphone me ekran dhe kamera tredimensionale. Nuk ndryshon asgjë në kompozicionin teknik dhe as në atë estetik, por vjen përdorimi i një celulari që ka 14 lojëra 3D të Gameloft për një zbavitje që tejkalon planin e 180 gradëve. Të gjithë ata persona që do të marrin një LG Optimus 3D Gaming Edition mund të shkarkojnë 14 lojërat e Gameloft në periudhën mes 1 tetorit dhe 21 janarit të vitit të ardhshëm. LG Optimus 3D është smartphone i parë me konfigurim Tri-Dual, ose me një procesor, kanal dhe memorie “dual” për një shpejtësi veprimi befasuese. Lojërat që janë vënë në dispozicion për këtë smartphone inovativ janë si më tej: Order & Chaos Online, N.O.V.A. 2 Near Orbit Vanguard Alliance, Shrek Kart, Assassin’s Creed Altair’s Chronicles, Real Football 2011, Dungeon Hunter 2, Star Battalion, Shadow Guardian, BackStab, Splinter Cell: Conviction, Fishing Kings dhe Eternal Legacy, GT Racing Motor Academy dhe Modern Combat 2: Black Pegasus. r.b/NOA

KOMENTE