English

Madona e “tërbuar” për fotot e publikuara dhe të pamodifikuara

SHBA, 11 tetor NOA - Photoshop realizon mrekulli të vërteta. Në këtë rast, ajo që ka përfituar nga programi magjik ka qenë mbretëresha e muzikës pop Madona. Faktikisht, mes ditës së premte dhe të shtunë, kanë qarkulluar foto që e paraqesin zonjën Ciccone, pa prekje artificiale, që duhet të bëjë llogaritë me trupin e saj, që duhet thënë se është i bonifikuar, por që paraqet të gjithë lodhjen e karrierës së saj në botën e spektaklit. Diçka e tillë ka “tërbuar” Madonën e cila menjëherë ka urdhëruar heqjen e fotove nga siti eatbloganddie.com. Ajo çka e ka nervozuar më shumë mbretëreshën e muzikës pop, sipas disa siteve në internet, nuk ka qenë vetëm dhunimi i privatësisë, por fakti që imazhet që e paraqesin nuk e prezantojnë atë në një linjë me imazhin e saj që gjithmonë jemi mësuar ta shohim si një grua e pa rezistueshme pavarësisht nga koha. r.b/NOA

KOMENTE
  • ildo betes12:19 - 11 Tetor 2011
    MOJ MADONA ...SKE TURP TI ME...PO CA PASKE QEN ?....