Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkrumbohen 1 ha kullotë, rrezikohen shtëpitë e fshatit Glinë
English

Shkrumbohen 1 ha kullotë, rrezikohen shtëpitë e fshatit Glinë

Gjirokastër, 11 tetor 2011, NOA – Një 71-vjeçar nga Dropulli i poshtëm është vënë në pranga pasi i vuri zjarrin një kullote duke shkrumbuar afro 1 ha kullotë e shkurre në fshatin Glinë. 71-vjeçari Spiro Qiro banues në fshatin Vllaho-Goranxi të Komunës Dropulli i Poshtëm në Gjirokastër u kap rreth orës 22.30 të së hënës. Sipas policisë së Gjirokastrës ai i kishte vënë zjarrin pasditen e të hënës një kullote të marrë me qera në zonën Bregu i Glinës që ndodhet poshtë fshatit Glinë të Komunës Dropulli i Poshtëm. Por për shkak të erës së fortë zjarri i ka dalë nga kontrolli dhe është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të madhe kullote dhe duke shkrumbuar afro 1 hektarë kullotë e shkurre pronë e fshatit Glinë. Zjarri ka rrezikuar edhe disa shtëpi në hyrje të fshatit Glinë, porse banorët janë neutralizuar nga rreziku pas ndërhyrjes së policisë që ka bërë të mundur edhe shuarjen e vatrës së madhe të zjarrit. Spiro Qiro është nën akuzë për shkatërrim të pronës me zjarr. mit/NOA

KOMENTE