Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frustrohet Qeveria, arrestohen 3 aktivistë pa arsye
English

Frustrohet Qeveria, arrestohen 3 aktivistë pa arsye

Prishtinë, 13 Tetor 2011 NOA - Tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ditën e mërkurë rreth orës 13.00 duke udhëtuar me makinë, u ndaluan nga policia te kryqëzimi i Arllatit. Incidenti ndodhi në magjistralen PrishtinëPejë, me ç’rast u arrestuan pa ndonjë arsye tre aktivistët, raporton korrespondenti i agjencise NOA. Personat që u arrestuan janë: Bekim Gashi, Frashër Krasniqi dhe Veton Dragusha. Aktivistët e arrestuar u dërguan në stacionin policor në Kastriot. Lidhur me incidentin ka reaguar edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, e cila tha se këtë akt të policisë e konsideron si presion të qëllimshëm nga një Qeveri e frustruar, e cila në pamundësi për t’i mbrojtur interesat e vendit, ka zgjedhur ta luftojë Lëvizjen VETËVENDOSJE! për ta ruajtur pushtetin e vet. e.t/NOA

KOMENTE