English

Gaboni konfirmon njohjen e Kosovës

Prishtinë, 13 tetor 2011, NOA – Republika e Gabonit konfirmon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës bën publik lajmin duke rikonfirmuar njohjen e dytë të Kosovës brenda dy ditëve raporton KTV-ja. Gaboni është vendi radhës që ka dorëzuar notën verbale në njërën prej ambasadave kosovare, njofton kjo ministri. Të martën, Kosova u njoh zyrtarisht nga Kuvajti gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke u bërë shteti i 85-të që njeh Kosovën qysh prej shpalljes së Pavarësisë në 17 shkurt të vitit 2008. Pak muaj më parë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli kishte njoftuar për njohjen e Kosovës, nga Republika e Gabonit, por edhe pse ishte paralajmëruar se do bëhej publike nota verbale një gjë e tillë nuk kishte ndodhur ende. Andaj institucionalizimi me notë verbale e çon bashkë me njohjen më të fundit nga Kuvajti në 85 numrin e vendeve që kanë njohur Kosovën shtet të pavarur. mit/NOA

KOMENTE