English

Qeveria dënon komplotin ndaj ambasadorit të Arabisë Saudite

Prishtinë, 13 tetor 2011 NOA – Republika e Kosovës me shqetësim të madh ka marrë lajmin për sulmin e përgatitur ndaj ambasadorit të Arabisë Saudite, Adel al-Dschubair në Uashington. Sipas MPJ, ky komplot paraqet një shembull të cenimit të jetës së përfaqësuesit më të lartë diplomatik të një shteti sovran dhe si i tillë është i papranueshëm.

Qeveria e Kosovës është e lehtësuar pasi autoritet amerikane me kohë kanë parandaluar një sulm të tillë, por mbeten të shqetësuar me këtë komplot, i cili është kundër vlerave të demokracisë dhe ligjeve ndërkombëtare.

"Ne mbështesim Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabinë Saudite për hetim të plotë ndaj organizatorëve të sulmit, derisa i bashkohet shteteve demokratike, të cilat kërkojnë një sqarim nga autoritet iraniane për sulmet e përgatitura. Republika e Kosovës solidarizohet me popullin amerikan dhe të Arabisë Saudite, të cilët në kohërat më të vështira kanë mbështetur popullin e Kosovës", thuhet ne qendrimin zyrtar qe publikoi Ministria e Jashtme.

KOMENTE