English

Vodhi kompaninë e mbledhjes së skrapit, prangoset 26 vjeçari

Elbasan, 13 tetor 2011, NOA- Një 26 vjeçar nga Bradashesi i Elbasanit u prangos nga blutë e qytetit pasi akuzohet se është autor i një vjedhje. Sajmir Dujo ishte shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë ditës së djeshme kishte vjedhur një sasi hekuri te një kompani që merrej me mbledhjen e skrapit në Elbasan. Mësohet se i riu kishte kryer vjedhjen me qëllim shitjen e hekurit për skrap. Lidhur me këtë vepër ndaj të riut kanë nisur hetimet për veprën penale të vjedhjes. a.y/NOA

KOMENTE