English

Bie kamioni, në gjendje të rëndë punonjësi i fabrikës së kromit

Bulqizë, 14 tetor 2011, NOA- Një punonjës në fabrikën e Kromit në Bulqizë është aksidentuar pasditen e sotme, rreth një orë më parë. Mësohet se i dëmtuari quhet Kadri Koçi dhe është në moshën 54 vjeçare. Sipas të dhënave paraprake thuhet Koçi ka qenë duke drejtuar një kamion të ngarkuar me krom në momentin kur ky i fundit është përmbysur duke i shkaktuar dëmtime serioze. Menjëherë pas kësaj i dëmtuari u nis me urgjencë me helikopter në drejtim të Spitalit Ushtarak ku është vënë nën kujdesin e bluzave të bardha për shkak të gjendjes së rëndë të tij. Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu kanë mbërritur në vend për të hetuar lidhur me rrethanat e aksidentit. a.y/NOA

KOMENTE