Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bie nga sërfi dhe e gjen veten mbi trupin e një peshkaqeni
English

Bie nga sërfi dhe e gjen veten mbi trupin e një peshkaqeni

Oregon, 14 tetor NOA - Një sërfist nga OregonSHBA, ka pasur një aventurë tepër të çuditshme me një peshkaqen. Doug Niblack ka rrëfyer se ditën e hënë teksa po bënte plazh mbi sërf në dallgët e Seaside, në Oregon, tavolina e tij u godit nga diçka e fortë. Normalisht ai duhet të përfundonte në ujë, por Niblack u ngrit sërish në këmbë i bindur që gjendej në tavolinën e tij të sërfit, por ai faktikisht ndodhej mbi trupin e një peshkaqeni. Kur ka çuar shikimin për poshtë kishte vënë re se ku ndodhej dhe për një moment kishte mbajtur ekuilibrin, deri sa duke bërtitur për ndihmë kishte dalë në breg. Ai e ka përshkuar këtë ekzemplar peshkaqeni rreth 3 metër e gjysmë të gjatë, pothuajse sa tavolina e tij e sërfit. “Ishte diçka e tmerrshme të shihje atë formë që të kalonte pranë – tha ai për Associated Press – ishte njësoj si një film. Për fat të mirë ai u largua”. Këtë ngjarje e ka parë dhe një roje bregdetare, i cili ka pohuar se nuk e ka vënë re peshkaqenin, por që ka parë mbi ujë dhe jo në tavolinën e sërfit Niblack. r.b/NOA

KOMENTE
  • Elton Demiraj09:02 - 14 Tetor 2011
    ka genjyer..
  • Shtet Nveti07:01 - 14 Tetor 2011
    e pa besueshme kjo ngjarje shum interesante