Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Edi Rama si asnjë lidership opozite i Ballkanit
English

Berisha: Edi Rama si asnjë lidership opozite i Ballkanit

Durrës, 15 tetor 2011, NOA – Nga qyteti i Durrësit kryeministri Sali Berisha deklaroi se lidershipi socialist Edi Rama si asnjë lidership opozite në Ballkan, po përdor pushtetin e dhënë nga populli për të bllokuar ligjet me 3/5 që përbëjnë reformat integruese të vendit. “Ka një bllokim të pamohueshëm dhe ky vjen për shkak se lidershipi socialist ka vendosur të përdorë pushtetin e dhënë nga populli si në asnjë vend tjetër të Ballkanit për të bllokuar ligjet me 3/5”, theksoi kryeministri në një takim me forumin rinor në qytetin bregdetar të Durrësit. Kryeministri Berisha akuzoi lidershipin e opozitës se po e përdor bojkotin parlamentar të ligjeve reformuese për të marrë peng kushtetutshmërinë e vendit, që është, siç tha kryeministri garancia e demokracisë funksionale të vendit. Në këtë suazë kryeministri vlerësoi se raport-progresi i KE-së që refuzoi për të dytën herë rekomandimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë ishte një raport profesional dhe i paanshëm, pasi sikundër theksoi shefi i qeverisë kur një forcë kryesore politike e vendit nuk voton ligjet e integrimit duke dalë kundër forcës tjetër kryesore atëherë nuk ka garanci për demokracinë dhe ecurinë e procesit. “Kur përdor pushtetin për t’i bllokuar ligjet për integrimin natyrisht që në Bruksel kanë të drejtë që të mendojnë se ç’janë këta shqiptarë që veprojnë kështu”, vërejti kryeministri. Këtu, zoti Berisha rikujtoi se vendet e tjera të Ballkanit që e morën statusin e vendit kandidat duke avancuar në procesin e integrimit nuk kanë një opozitë që kërkon të bllokojë vendin e vet në rrugën e integrimit. Por, kryeministri nënvizoi prerë se procesi i integrimit është i pakthyeshëm dhe është procesi më jetik për shqiptarët, duke veçuar se 12 rekomandimet e BE-së janë që të gjitha për reformat e integrimit të vendit në familjen evropiane. Shefi i ekzekutivit inkurajoi opozitën dhe lidershipin e saj të bashkëpunojnë me mazhorancën në kuadër të reformës zgjedhore dhe reformimit të rregullores së parlamentit e ligjeve të tjera, por pa shkelur Kushtetutën. “Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë. Ne jemi shumë të hapur ndaj tyre, duke ofruar të gjithë fleksibilitetin për reformën zgjedhore, rregulloren e Kuvendit, por ne nuk do të pranojnë të cënohet kushtetutshmëria e vendit”, tha kryeministri Berisha, duke e cilësuar atë si shtyllën e demokracisë funksionale dhe lirisë. Kryeministri tha se Kushtetuta dhe ligjet e saj do të respektohen në mënyrë që demokracia funksionale të mbrohet nga aventurat dhe aventuerierët e nga nënshtrimi i saj nën mendjet e sëmura. Procesi i bashkëpunimit për reformat integruese, tha kryeministri, nuk mund të kalojë nëpërmjet dhunimit të Kushtetutës. Në vijim të fjalës së tij ai vlerësoi rolin e rinisë shqiptare si vendimtar për zhvillimin e vendit. “Pasuria absolute e këtij vendi është liria, jeni ju të rinj, që po bëni çdo ditë e më shumë të mundur që ora e Shqipërisë të varet gjithnjë e më shumë nga ora globale që vendi të kapë proceset e integrimit. Ndaj dhe roli juaj është një rol përcaktues që duhet të vijë gjithnjë e më shumë në rritje”, deklaroi kryeministri, duke shtuar se të rinjtë janë arkitektë të vërtetë të të gjithë ndryshimeve të mëdha. mit/NOA

KOMENTE