Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dueli/ Topi: Spikerja e Kuvendit fyen Fishtën. Topalli: Ti je Haxhi Qamil
English

Dueli/ Topi: Spikerja e Kuvendit fyen Fishtën. Topalli: Ti je Haxhi Qamil

Tiranë, 15 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dita e shtunë e cila përkoi me 67 vjetorin e lindjes së Kryeministrit, në mbyllje të saj u shndërrua në një përballje dhëmbë për dhëmbë mes Kryetares së Kuvendit dhe Presidentit. E nisur ditën e djeshme nga Kryeparlamentarja Topalli, e cila e cilësoi Kreun e Shtetit si të majtë që është pozicionuar në krah të kryesocialistit Rama, Presidenti Topi u përgjigj sot. Ndërsa u shënjestrua pas mos dekretimit të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ai iu përgjigj gazetarëve nga Shkodra lidhur me akuzat e Topallit për këtë ligj duke thënë se, “Së pari, këto zonja, apo zotërinj duhet të mësojnë pikërisht artin e komunikimit qytetar, të dinë të komunikojnë në mënyrë etike, sepse komunikojnë publikisht me Institucionin e Presidentit të Republikës. Së dyti, në rast se do të dalim në një plan tjetër, ju e dini që, për definicion, spikeri përgjithësisht i merr tekstet e recitimit nga të tjerët. Është çështja se sa në mënyrë cilësore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja të gjithë këtyre që së paku në komunikim me publikun të jenë qytetar dhe, e dyta, ta flasin gjuhën shqipe në mënyrë korrekte.”

Reagimi i Topallit: Unë flas shqipen e kombit

Pas qëndrimit të Kreut të Shtetit i menjëhershëm qe reagimi i Kryeparlamentares Topalli, e cila u shpreh se, “Jozefina Topalli flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë me të cilën foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni, Luigj Gurakuqi! Atë gjuhë, Haxhi Qamili nuk e kupton dot!!!”.

Reagimi i Dytë i Topit: Fishta e Migjeni të fyer nga ty Pas reagimit të Kryeparlamentares Jozefina Topalli, Presidenti i vendit Bamir Topi i është kundërpërgjigjur asaj dhëmbë për dhëmbë. Në reagimin e tij të dytë brenda pak kohe, Kreu i Shtetit i bën me dije Topallit se i madhi i letrave shqipe At Gjergj Fishta do ndihej i fyer prej gjuhës së saj. Më tej ai shton se Kryetarja e Kuvendit nuk ka respekt për shqipen zyrtare,duke nënkuptuar se shqipja e kombit nuk është ajo të cilën përdor Topalli. Në reagimin e tij Presidenti thotë se “Nëse do ishin gjallë, Fishta e Migjeni do të ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson. Topalli përfaqëson mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale. Topalli përfaqëson mungesën e respektit për shqipen zyrtare”.

Reagimi i Ramës: Presidenti bëri mirë që ktheu ligjin

Por më herët para përplasjes Topi-Topalli, Kryesocialisti Edi Rama i doli në mbrojtje Kreut të Shtetit duke thënë se bëri shumë mirë që e ktheu ligjin pasi ai është një ligj antikombëtar dhe antieuropian. Rama tha se, “Presidenti i Republikës ktheu ligjin për importin e plehrave. Dhe bëri shumë mirë. Ai ligj s'është një ligj për Shqipërinë Europiane. As për një Shqipëri më të pastër. Po është një ligj për të gangrenizuar me pasoja të pallogaritshme sot plagët e rënda të ndotjes së Shqipërisë. Dihet botërisht lidhja e mafias me plehrat. Njihen botërisht ngjarje tragjike për shumë vende të botës ku kjo lidhje ka arritur të bëjë ligjin. Por më shumë akoma, dihet botërisht se Shqipëria nuk pastron dhe nuk përpunon dot sot plehrat e veta. Të cilat në të shumtën e zonave urbane digjen ende si në mesjetë buzë lumenjsh apo mbi toka buke. Me efekte shkatërruese për shëndetin e njeriut e të natyrës. Si është e mundur që një vend si i yni, ku pas njëzet vjetësh liri, s'është vënë dot rend ligjor në shumicën dërrmuese të territorit për mbledhjen, grumbullimin, përpunimin e plehrave, të importojë plehra nga jashtë? Cila qeveri në botë i'a bën në këto kushte vendit të vet një peshqesh si ky, nëse nuk është e kushtëzuar nga lidhjet me nënbotën ku qarkullojnë në të zezë paratë e plehrave? Për çfarë arsyeje në botë Shqipëria duhet të marrë mbi kurriz edhe plehrat e botës kur ende s'po e ngre dot kurrizin e mbuluar nga plehrat e veta?”

Zv.ministri Bino: Po krijon parti të re, ktheu ligjin e mbetjeve

Më herët gjatë ditës së sotme reagoi edhe zv.ministri i Mjedisit Taulant Bino i cili akuzoi Presidentin Topi se refuzimi i ligjeve në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partisë që ka krijuar ose që do të krijojë. “Refuzimi është pengesë e Qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve, sipas standardeve të BE-së. Refuzimi lë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit që për ne të gjithë është i mangët. Edhe refuzimi i Presidentit lë ne fuqi pikërisht ligjin 9010 të vitit 2003 “Për Administrimin Mjedisor te Mbetjeve te Ngurta” miratuar nga Partia Socialiste. Le në fuqi pikërisht nenin 26 të ligjit të mesiperm, ku thuhet se “Në Republikën e Shqipërisë ndalohet importimi i mbetjeve për ruajtje, depozitim dhe asgjesim. Ligji kërkon në radhë të parë të menaxhojë mbetjet e vendit duke plotësuar kështu dhe shqetësimin e Presidentit Topi. a.y/NOA

KOMENTE