Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruaja amerikane humb kujtesën pas seksit intensiv me bashkëshortin
English

Gruaja amerikane humb kujtesën pas seksit intensiv me bashkëshortin

Washington, 15 tetor 2011, NOA – Raporti seksual intensiv me bashkëshortin dhe arritja e orgazmave të shpeshta i ka shkaktuar humbjen e kujtesës një gruaje amerikane 54-vjeçare, e cila ka hyrë në amnezi të përkohshme. Ky rast tejet i rrallë amnezie e përkohshme i shkaktuar nga të bërit seks intensivisht është raportuar nga revista e specializuar mjekësore “Journal of emergency medicine”. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Washington. Gruaja 54-vjeçare u shtrua në pavionin e Urgjencës në spitalin Georgetown pasi nuk mbante mend çfarë i kishte ndodhur në 24 orët e shkuara. Kujtimi i fundit për të ishte se kishte bërë dashuri me bashkëshortin dhe gjatë aktit kishte përjetuar e arritur një orgazmë të fuqishme. Specialistët pasi i bënë të gjitha analizat dolën në përfundimin se bëhet fjalë për një sindromë të rrallë të amnezisë globale të përkohshme, e cila sipas mjekëve godet 3-5 persona mes 100 mijë vetëve në vit. Raporti shpjegon se shqetësimet e pakta të zakonshme të kësaj sindrome të rrallë të sëmundjes i ndiejnë personat 50 dhe 60 vjeç, të cilët më pas e rimarrin veten plotësisht. mit/NOA

KOMENTE
  • hackeri nr110:01 - 13 Nëntor 2011
    me mori ne qaf dhe grat e lagjes mua ky lajm
  • Defrim Shllaku09:57 - 13 Nëntor 2011
    Interesante ,sps pas gjithe asaj humbje kujtese..vetem seksin mban mend :D . Nje Big UP per burrin e saj... ahhahha
  • LIRIAN Gjokaj00:58 - 28 Tetor 2011
    qyqja e paska pase ne tesull...hmmmm
  • Rimi Kasmi12:58 - 27 Tetor 2011
    hahahaha sa e madhe kjo....
  • Genti Gent12:54 - 27 Tetor 2011
    epo shyqyr,se edhe me vdek si ka pishman jetes..vdes e lumtur...
  • Bruna Kaftira10:42 - 23 Tetor 2011
    shyqyr aman se kush duron budallenjte qe shtohen perdite.lloj lloj semundjesh po na degjojne veshet