English

Kubë, shuhet liderja e lëvizjes “Gratë në të bardha”

Havana, 15 tetor 2011, NOA – Shuhet Laura Pollan, liderja e lëvizjes “Gratë në të bardha”, lëvizja opozitare që ka mbledhur bashkë gratë dhe të afërmit e disidentëve kubanë të burgosur nga regjimi i Fidel Kastros. Udhëheqësja e lëvizjes së Zonjave të veshura me të bardha vuante prej kohësh nga probleme në mushkëri. Kohët e fundit ajo ishte shtruar në spitalin e Havanës, në Kubë për probleme në rrugët e frymëmarrjes. Laura Pollan ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare pas një ataku kardiak. Lëvizja “Gratë në të bardha” u themelua në vitin 2003. Lëvizja u krijua me qëllimin që të kërkonte lirimin e 75 të burgosurve politikë. mit/NOA

KOMENTE