English

Mallakastër, gjendet i vrarë një 65 vjeçar

Mallakastër, 15 tetor 2011, NOA- Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në fshatin Ngjeqar të Mallakastrës. Viktima i identifikuar si Ahmet Feqeli u gjet i vrarë pak para orës 20.00, ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet që kanë çuar në vdekjen e tij, por mësohet se viktima është gjetur afër tokave të tij. Ndërkaq uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.y/NOA

KOMENTE