Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti: Kostoja e “Pranverës Arabe”, mbi 55 milionë $
English

Raporti: Kostoja e “Pranverës Arabe”, mbi 55 milionë $

Ankara, 15 tetor, NOA - Kryengritjet që përfshinë Lindjen e Mesme në muajt e parë të këtij viti, u kanë kushtuar vendeve të prekura prej tyre më shumë se 55.000.000.000 dollarë. Kështu citon një raport i ri publikuar nga FMN-ja rreth kostos së të ashtuquajturës “Pranvera Arabe”, i cili thotë se gjithsesi, çmimet e larta të naftës kanë forcuar prodhimin në vendet e tjera.

Kështu, një analizë statistikore e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) me të dhënat nga konsulenca “Geopolicity” e rrezikut politik, tregoi se vendet që u shoqëruan me konfrontime të përgjakshme si Libia dhe Siria, ishin duke mbajtur barrën ekonomike, pasuar nga Egjipti, Tunizia, Bahreini dhe Jemeni.

Për to, thuhet se patën një “gërryerje” të financave publike me një shumë prej 35.300.000.000 dollarë, ndërsa janë shtuar së tepërmi shpenzimet e të ardhurave.

Ndërkaq, prodhuesit e mëdhenj të naftës si Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite apo Kuvajti, arritën t’i shmangin trazirat e konsiderueshme dhe nga kjo, e panë të rritej me shifra të konsiderueshme GDP-në e tyre (Prodhimin e Përgjithshëm Bruto).

Kështu, çmimet e naftës së papërpunuar nga rreth 90 $ për fuçi, vetëm për një periudhë të shkurtër në muajin maj, arriti në kuotën prej 130 $, ndërsa tani që gjendja duket më e stabilizuar arriti në rreth 113 $ . "Si rezultat i ndikimit të përgjithshëm të "Pranverës Arabe", në të gjithë mbretërinë arabe është shtuar produktivitet, ka vlerësuar raporti.

Ai shton sesi LIBIA duket të ketë qenë më e prekura në aktivitetin ekonomik në të gjithë vendin, duke përfshirë eksportet e naftës me një kosto të ndalur, vlerësuar me 7.700.000.000 $, ose 28 për qind më shumë. Kurse shpenzimet e përgjithshme për bilancin fiskal janë vlerësuar në 6.500.000.000 $.

Ndërsa në EGJIPT, nëntë muajt e trazirave gërryen rreth 4,2 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto me rritje të shpenzimeve publike në kuotën 5.500.000.000 $, ndërsa të ardhurat publike ranë me 75.000.000 $.

Nga ana tjetër, në SIRI, ku protestat kanë vazhduar gjatë gjithë vitit me fytyrën e një goditje të përgjakshme, ndikimi vlerësohet me një kosto totale në ekonominë siriane prej 6 miliardë dollarësh ose 4.5 për qind e PBB-së (Produktit të Brendshëm Bruto).

Më tej, raporti citon se numri i jemenasve nën nivelin e varfërisë pritet të jetë mbi 15 për qind si rezultat i rënies së monedhës dhe trazirave të zgjatura.

Në këtë vend, pra në JEMEN, kostoja totale e rënies së ekonominë ishte vlerësuar në 6,3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, me bilancin fiskal e përkeqësuar prej 858.000.000 dollarësh.

TUNIZIA, ku protesta filloi në fund të vitit 2010, humbi rreth 2 miliardë dollarë nga PBB-ja saj, rreth 5.2 për qind, me ndikime negative në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, duke përfshirë turizmin, minierat, fosfatet dhe peshkimin.

Ndërsa situata në ARABI SAUDITE paraqitet me një rritje të programit të investimeve publike, me një shifër prej 30.000.000.000 dollarësh, duke u parë nga sundimtarët e mbretërisë si një mënyrë për të shmangur reformat reale. Në këtë vend gjithashtu, çmimet në rritje të naftës ndihmuan gjithashtu në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto në më shumë se 5 miliardë dollarë.

Vendi i fundit arab, i marrë në analizë nga ky raport është BAHREINI, ku protestat shkaktuan një rënie relativisht të ulët të PBB-së në disa në 2.77 për qind. Shpenzimet publike u rrit rreth 2.100.000.000 $, pjesërisht për shkak të transfertave cash prej 2.660 $ për çdo familje. n.e/NOA

KOMENTE