Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fundi i Botës ... më 21 tetor?! Dmth pas 5 ditësh?
English

Fundi i Botës ... më 21 tetor?! Dmth pas 5 ditësh?

Nju Jork, 16 tetor, NOA – Bëhuni të gjithë gati për të ashtuquajturin Fundi i Botës, pasi ai do të mbërrijë fiks pas 5 ditësh, në datën 21 tetor të këtij viti. Të paktën kështu ka parashikuar Harold Camping, një ish-inxhinier i njohur amerikan cili bëri xhiron e botës me teoritë e tij të llogaritjes së Apokalipsit sipas Biblës. Llogari që sipas tij përkojnë ekzaktësisht me javën që vjen.

Konkretisht, sipas leximit matematikor që ai i ka bërë Biblës, i bie që bota të përfundojë së ekzistuari më 21 tetor 2011.

89-vjeçari Harold Camping, shefi i rrjetit “Radio Family” rrjetit, i cili u shtrua në spital qershorin e kaluar për një goditje në zemër, tha se ndërsa Toka do të shkatërrohet, të zgjedhurit e Zotit do të ngjiten në qiell duke kaluar çdo dhimbje.

Llogaritja e Apokalipsit sipas tij, është i bazuar në një lexim matematikore të Biblës: Data e kryqëzimit të Jezusit është vendosur më 1 prill 33. Shumëzuar dy herë secili nga tre numrat e shenjtë 5, 10 dhe 17 ju do merrni shifrën 722.500. Këto janë sipas tij, pikërisht ditët në mes të vdekjes së Jezusit dhe fundit të botës dhe do të bjerë saktësisht më 21 tetor 2011. Camping e ka konfirmuar këtë teori në një mesazh audio të lëshuar së fundmi: "Ne mund të jemi të sigurt se e tërë bota do të shkatërrohet më 21 tetor", ka thënë ai.

n.e/NOA

KOMENTE
  • Тони Монтана14:31 - 16 Tetor 2011
    kto jan rrena!
  • Muhamet Krasniqi13:46 - 16 Tetor 2011
    Ju lutemi mos vendosni keso lloj trillime ne internet se u bene bajat apsurditet ku mundet me llogarit ndonje gje qe e ka krijue tjeterkush e aj te din per shkaterrim vetem genjeshtra jen se nuk kemi trurin e Allahut gjeleshanehu te dim per shkatrrim se vetem aj mundet ta shkaterroj se aj esht krijuesi i matematikes tung nga prizreni i bukur ju pershendess.
  • Rexhep Bytyqi13:02 - 16 Tetor 2011
    Kjo Osht Rren Veq i Madhi ZOTI e din ket sen Qysh Si Vjen Marre More Me Fol Kshtu Ati Qe e Ka Than KEt Sen. >> ZOTI e Di <<
  • Jeton Ismajli12:50 - 16 Tetor 2011
    mendojeni se qka osht ne gjendje te llogaris 89 vjeqari imoshuar qe jam isigurt rrenjen kartore te numrit 32 nuk din me gjet e pom ban llogari per shkatrrimin ebotes,kto gjera vetem ZOTI i madh mund ti llogaris dhe aj osht i pa gabeshum.
  • Brunilda Shahu12:35 - 16 Tetor 2011
    qyqja cna gjeti jane ne terzi keta i kane bere llogaritjet mire