English

Bllokohet 68 kg lëndë narkotike në Sarandë, në pranga 22 vjeçari

Sarandë, 17 tetor 2011, NOA- Një sasi lënde narkotike prej 68.3 kilogramë e dyshuar i Cannabis Sativa, u kap në qytetin e Sarandës në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Xarës”. Mësohet se sasia e lëndës narkotike ishte mbështjellë me natriban dhe e vendosur në dy çanta të mëdha të zeza dhe se lidhur me këtë rast u shoqëruan disa persona në komisariat, ku njërit prej tyre, 22 vjeçarit Alket Hamitaj iu gjet 2 gram lëndë e dyshuar narkotike. a.y/NOA

KOMENTE