English

Durrës, bllokohet anija me armë e nisur drejt Irakut

Durrës, 17 tetor 2011, NOA- Në qytetin e Durrësit është bllokuar një anije e ngarkuar me armë. Mësohet se anija në fjalë ishte nisur nga Mali i Zi, ndërsa ishte furnizuar me armë krahas Malit të Zi edhe në Kroaci. Sipas të dhënave paraprake thuhet se anija e ngarkuar me municione ishte nisur në drejtim të Irakut, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga kapitaneria e portit Durrës, nga ku thuhet se ajo kishte pronar shqiptar dhe në të valëvitej një flamur moldav. Gjithsesi nga ana e bluve bëhet me dije se vijojnë hetimet e mëtejshme për këtë rast. a.y/NOA

KOMENTE