Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjenden trupat e pajetë të një djali dhe një vajze, janë vrarë
English

Gjenden trupat e pajetë të një djali dhe një vajze, janë vrarë

Dy të rinj janë gjetur të vdekur dhe dyshimet e para jaë se ata janë qëlluar me armë zjarri, raportojnë burime policore të cilave i referohet korrespondenti i agjencisë NOA. viktimat janë Petrit Isufi 35 vjeç nga fshati Bec dhe Arta Sufaj 27 vjeçe nga Gjakova, konfirmoi një burim zyrtar policor i drejtorisë rajonale policore Pejë. Sipas tyre, trupat e dy të rinjve janë gjetur të vdekur në Kodrën e Çabratit pasdrekën e sotme. Pas sinjalizimit nga kalimtarë të rastit, siç është bërë e ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur personat e pajetë, që dyshohet se janë vrarë me pistoletë. “Në vendngjarje kanë dalë Njësiti i krimteknikës , Njësiti i hetimeve rajonale, sektori për krime serioze, patologu dhe prokurori publik i Qarkut të Pejës", - deklaroi zyrtarisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës. "Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja dhe në dorën e djathtë të viktimës mashkull, Petrit Isufi (1977), lindur dhe banues në fshatin Bec – Gjakovë , është gjetur arma e tipit “ Revolver “ colt . cal.38 special, ndërsa viktima tjetër e këtij rasti është Arta Sufaj, 27 vjeç, nga Gjakova”, deklaroi Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë. Trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Laboratorin e Institutit Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërkohë se nuk ka më shumë detaje për vdekjen e këtyre dy personave dhe as për kohën se kur ka ndodhur ngjarja. a.b/NOA

KOMENTE