Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevksi: Identiteti i Maqedonisë nuk ndryshon
English

Gruevksi: Identiteti i Maqedonisë nuk ndryshon

Shkup, 17 tetor 2011, NOA – Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski tha se rekomandimi BE-së është mirënjohje për kontributin e Qeverisë dhe të gjithë qytetarëve në rezultatet gjatë vitit të kaluar. Ai tha se fillimi i negociatave i BE-së me Maqedoninë do të ndikojë pozitivisht ndaj reformave, në zhvillimin e ekonomisë, ndaj marrëdhënieve ndëretnike. "Jam i bindur se Maqedonia në këtë moment ka kapacitet t'i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, dhe do të jetë e drejtë dhe korrekte që kjo t'i mundësohet", theksoi kryeministri i Maqedonisë. Ai tha se Maqedonia po përballet edhe me një sfidë të madhe, padrejtësi të llojit të vet ë cilën po ia shkakton vendi fqinj-anëtar i BE-së, të cilën e respektojmë he ndaj së cilës nuk kemi asgjë kundër. "Ajo prej nesh kërkon ta ndryshojmë emrin dhe identitetin, në mënyrë që të fillojmë negociatat për anëtarësim në BE në popuj të lirë. Ajo që nevojitet, është që edhe pala greke në mënyrë aktive dhe konstruktive të kontribuojë në bisedimet, me qëllim që të gjendet zgjidhje bashkërisht e pranueshme", tha Gruevski, në konferencën me temë "Sfidat evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor". a.q/NOA

KOMENTE