English

Jennifer Lopez flirton me Bradly Cooper

Nju Jork, 18 tetor NOA - Jennifer Lopez, beqare prej muajit shtator pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Marc Anthony, me sa duket po kalon një flirt me Bradley Cooper, që ka mbyllur një lidhje me aktoren Renee Zellweger prej shumë pak kohësh. Janë takuar dhe janë pëlqyer me njëri-tjetrin dhe mes tyre mund të nisë lidhja me e fortë e këtij sezoni. Ylli latin, faktikisht është kapur për të disatën herë në shoqërinë e aktorit në fjalë. Herën e parë të dy janë parë në një drekë së bashku në restorantin “Per Se” në Nju Jork dhe bota e gossip menjëherë foli për një “love-story” mes tyre. Disa ditë më pas aktori së bashku me bukuroshen Lopez, u fotografuan sërish, por këtë herë brenda makinës së Bradly. r.b/NOA

KOMENTE