Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mori ryshfet, prangoset avokati
English

Mori ryshfet, prangoset avokati

Fier, 18 tetor 2011, NOA – Operacioni “Pafajësia” ka çuar drejt prangave një avokatFier. Nga Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier e Vlorë, është finalizuar operacioni, gjatë të cilit është bërë arrestimi i shtetasit Edmond Petraq Toska, vjeç 51, me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier. Ky shtetas akuzohet se u kishte marrë një shumë prej 3.000 Euro dhe 100.000 lekë (të rinj), të afërmve të një personi të akuzuar për vjedhje, për t’ua dhënë ryshfet personave përgjegjës, që do të bënin të mundur lirimin nga burgu dhe pushimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasit D.S.. a.q/NOA

KOMENTE