English

Jeta e dyfishtë e muratorit, mes tullave dhe drogës

Firence, 19 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një operacion i rëndësishëm i anti-drogës italiane bëri të mundur arrestimin e një muratori shqiptar 29 vjeç, pasi në banesën e tij në Prato kishte fshehur 10.5 kilogramë kokainë dhe 8.5 kilogramë marijuanë, një total prej 19 kilogramë lëndë narkotike. Sasia e drogës ishte ndarë në paketime të posaçme dhe në rast të një ndarje të saj do të prodhoheshin 155.000 doza, të cilat kapin vlerën e 5 milionëve euro për shpërndarësin. Ndërsa me marijuanën e gjetur mund të prodhoheshin 80.000 doza dhe me vlerën e tregut mund të përfitonte 80.000 euro. Sipas policisë muratori kushte një aktivitet të dytë të dyfishtë shumë herë më të paguar se ai zyrtar, të cilin e ushtronte në Firence. Sipas karabinierëve të vendit fqinj, shqiptari e ushtronte profesionin e muratorit për të fshehur gjurmët e “punës” tjetër të tij, atë të trafikimit dhe shitjes së lëndës narkotike nga e cila vilte mijëra e mijëra euro të ardhura. a.y/NOA

KOMENTE