Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 19 tetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 19 tetor 2011

Tiranë, 19 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 19 tetor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Përplasja për Piramidën: Topalli i kërkon qeverisë 40 milion dollarë për Kuvendin e Ri”. Argumente të tjerë: “Shkëlzen Maliqi në Tiranë me një libër rrëfimesh dhe rezistence”; “Komisioni i Sigurisë: Heqja e vizave me Serbinë, PS ngrin marrëveshjen”; “Drafti i BE për imunitetet, qeveria kundër ndryshimeve kushtetuese”; “Shpërthimi në Bulqizë, i mbijetuari: U tërhoqëm zvarrë për t’i shpëtuar llavës”; “Zbardhet platforma e opozitës: Të ndryshojnë KQZ e Kolegji”; “Vritet më thikë 30-vjeçari në Tiranë, për gërvishtje me thikë të makinës”.

Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Alarm nga Belgjika. Azil për gjakmarrje, rrezikohen vizat”. Tituj të tjerë: “Zbardhen 4 kushtet e opozitës: Duam garanci politike dhe ndryshimin e KQZ”; “Nga Hervin Çuli: Teatri Migjeni, gjuha shqipe dhe Jozefina”; “Nga Sami Rrepishti: Tragjedia e antiheroit”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Përgjimi: Ilir Meta do të blejë nëntë deputetë”. Tituj të tjerë: “Topi: Imuniteti korracë për të korruptuarit”; “Tragjedi në minierë, një i vdekur tetë të plagosur”; “Spektakli 100 milion ndryshime, Eno Popi drejtuesi i ri, ikën Adi Krasta, shkeli kontratën”; “Virna Lisi zonja e kinemasë italiane: Plakja na bën më të bukur”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Shpërthim fatal në minierë pas urdhrit për mbyllje”. Argument tjetër i gazetës: Intervistë me Osman Metallën: Topi të mos rrëmojë në gjëra që na ndajnë”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin kryesor: “Përgjimi. Meta do të blejë nëntë deputetë”. Tituj të tjerë: “Adi krasta largohet nga Top Channel”; “Fatos Lubonja: Topalli të mos përdorë Haxhi Qamilin për të karakterizuar muslimanët”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Pamë vdekjen me sy. Minatori i plagosur: U hakmorën për grevën”. Argumente të tjerë në faqen e parë: “Nipi i Haxhi Qamilit: Kanuni, Topalli është në gjak me ne”; “Përgjimet: Meta po mban qeverinë, po blen 9 deputetë”; “Reforma. Ligji i ri për hipotekat: Të jetë individual”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE