English

Carla Bruni- Sarkozy: Vajza jonë quhet Giulia

Paris, 20 tetor 2011, NOA- “Jam shumë e emocionuar nga mesazhet e shumtë të urimeve, që nga momenti i lindjes së vajzës sonë Giulia. Në këtë gëzim të madh im shoq bashkohet me mua për të falënderuar gjithë simpatizantët dhe mbështetësit tanë”, shkruan në blogun e saj, Zonja e Parë e Francës Carla Bruni-Sarkozy. Ndërkaq nga zyrat e Eliseo nuk është dhënë asnjë foto apo video e çiftit me vajzën e tyre. a.y/NOA

KOMENTE