English

CNN: U kap Gedafi

Tripoli, 20 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj - Rrjeti prestigjioz mediatik CNN, të cilit i referohen në minutat e fundit disa media ndërkombëtare bën më dije se forcat rebele kanë kapur më në fund diktatorin libian, Muamar Gedafi. Vetë CNN i referohet Këshillin Kombëtar Tranzitor, pasi ky i fundit konfirmon se forcat kanë hyrë në qytetin e Sirtes, simbol i rezistencës së forcave pro “kolonelit”, duke bërë që të bjerë edhe bastioni i fundit i diktatorit. Sipas këtyre burimeve, Gedafi është kapur pasi është plagosur në të dyja këmbët. Por, lajmi për momentin nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. a.q/NOA/CNN

KOMENTE
  • top sekret 14:20 - 20 Tetor 2011
    u kap gadafi e kujt i plasi ne kemi gadafin tone ketu e spo e kapim dote tani mediat kane muhabete nja nji jave
  • altair14:13 - 20 Tetor 2011
    shyqyr se nuk po na shtyhesh fare