English

Komuna angazhon përkohësisht në punë 5 persona me aftësi të kufizuar

Mitrovicë, 20 Tetor 2011 NOA - Kryetari i Komunës, Avni Kastrati ka aprovuar kërkesën e Koordinatorit të Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, për angazhimin e pesë anëtarëve të Shoqatës “Handikos” në administratën Komunale të Kuvendit të Komunës, në kuadër të fushatës “tetori muaj i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuar”. Edhe Komuna e Mitrovicës ju ka përgjigjur rekomandimit të Zyrës së Kryeministrit, përkatësisht Zyrës për Qeverisje të Mirë, që me punësimin e përkohshëm të disa personave me aftësi të kufizuar të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Mundësi të Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga kjo, kryetari i Komunës, Avni Kastrati ka aprovuar kërkesën e Koordinatorit të Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, për angazhimin e pesë anëtarëve të Shoqatës “Handikos” në administratën Komunale të Kuvendit të Komunës, në kuadër të fushatës “tetori muaj i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuar”, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Drejtori i Drejtorisë të Administratës së Përgjithshme, Avdullah Bejtullahu, ka njoftuar se në drejtorinë e tij për një javë ditë janë pranuar të punojnë Sadije sodiku, Shpresa Hakaj, sabri Çabra, Avni Osmani dhe Arben hairi, të gjithë anëtarë të Shoqatës “Handikos”, të cilët do të kompensohen me nga 50 euro për punën që do të bëjnë gjatë këtyre ditëve. Bejtullahu ka thënë se anëtarët e “Handikosit” janë angazhuar në Qendrën e Shërbimit të Qytetarëve, janë pritur mirë nga punëtorët e administratës dhe se ata po tregojnë interesim dhe profesionalizëm në punë. Si dhe po ndihen mirë, sidomos në komunikim me qytetarët, të cilëve ju kryejnë shërbimin e kërkuar.

KOMENTE