English

Real Madrid kërkon Van Persie

Londër, 20 tetor NOA - Pas Fabregas dhe Nasri, Arsenali rrezikon të humbasë një tjetër pjesë të rëndësishme të ekipit të tij dhe bëhet fjalë për sulmuesin holandez Robin Van Persie. Një lajm jo i mirë ky për teknikun e topçinjve Arsen Venger, i cili tashmë është njoftuar se real Madrid është në kërkim të sulmuesit të tij. Një lojtar i mirë që shënon gola, por që në karrierën e tij është ndjekur nga dëmtime të shumta. Një lojtar i cili pëlqehet shumë dhe nga tekniku portugez Hose Murinjo. Bazuar në atë çka përcjell shtypi britanik, për të shkëputur lojtarin holandez, do të duhen të paktën 35 milionë euro. r.b/NOA

KOMENTE