Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tmerri i Adriatikut, 8 trupa dergjen në det
English

Tmerri i Adriatikut, 8 trupa dergjen në det

Durrës, 20 tetor 2011, NOA/Arjola Ymeraj- Bilanci i rëndë i të humburve të përplasjes fatale në brigjet e qytetit të Durrësit, edhe pas afro 24 orësh numëron 8 persona të zhdukur në thellësitë e ujërave të Adriatikut e 2 të mbijetuar. Vetëm 20 milje nga bregu shqiptar anija “Reina 1” me pronar një shtetas turk u përplas me tragetin“Ankara” i linjës Durrës-Bari, i cili ishte nisur rreth orës 23:00 të së mërkurës, me rreth 196 udhëtarë në bord. Anija e vogël brenda së cilës ndodheshin 10 shtetas turq aktualisht numëron 8 të humbur ndërsa dy të mbijetuarit janë Ahmet Soyturk 51 vjeç dhe oficeri i dytë i saj Ahmet Bal, 38 vjeç. Trageti pas përplasjes duket se nuk ka pësuar dëme dhe ka qëndruar në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që ka lajmëruar Portin e Durrësit për tragjedinë. Ndërsa për orë të tëra forcat e armatosura dhe policia kufitare vazhduan kërkimet për të humburit, Roja Bregdetare e Durrësit bëri një pushim prej 3 orësh kërkime për të filluar sërish por edhe nga rifillimi i tyre sërish nuk u gjet gjë, duke lënë mister fatin e 8 të zhdukurve. Gjatë kërkimeve është kontrolluar çdo pjesë e anijes që fundosej në ujë, por fatkeqësisht në barkat e shpëtimit nuk janë gjetur pjesëtarë të ekuipazhit të gjallë, apo trupa të pajetë. Ndërsa është ngritur grupi hetimor për këtë ngjarje përplasja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor, ku një grup specialistësh të flotës shqiptare ku janë përfshirë edhe ekspertë të huaj kanë nisur hetimet. Por pas bllokimit për orë të tëra Komanda Portuale e Durrësit ka lënë të lirë tragetin e linjës Durrës-Bari të udhëtojë drejt Italisë. Por nata e kaluar ka qenë tragjike për 8 fakteqët të cilët enden nga i çojnë rrymat e detit, ndërsa dy më fatlumët e fatkeqësisë, të shpëtuarët e anijes “Reina 1” për shumë gjatë do e kujtojnë tmerrin e ujrave të Adriatikut.

Olldashi në Kuvend: Pala shqiptare do japë ndihmë

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi ka folur gjatë seancës plenare në Kuvend për ngjarjen në ujërat ndërmbëtare ku një traget dhe një anije tregtare janë përplasur. Olldashi bëri të ditur se një anije pasagjerësh është nisur mbrëmjen e djeshme nga Porti i Durrësit drejt Italisë me pasagjerë në bord. Dhe rreth orës 1.00 të ditës së sotme trageti me pasagjerë nisur nga Durrësi është përplasur me një anije tregtare, duke shkaktuar mbytjen e kësaj të fundit. Ai informoi se trageti i linjës Durrës - Bari është përplasur me anijen tregtare turke “Reina1” e cila kishte një ekuipazh prej 10 personash është mbytur menjëherë pas përplasjes. Olldashi garantoi se pala shqiptare, duke qenë se aksidenti ka ndodhur në ujëra ndërkombëtare, do të japë ndihmën e duhur për të zbardhur në këtë ngjarje. Sipas tij të dy mjetet lundruese po ecnin në vijën e tyre të drejtë dhe ende nuk dihet pse u shkaktua përplasja.

Tragjedia në Adriatik, Topi ngushëllon Gylin

Presidenti i Republikës, Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, në të cilin shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë e ditës së sotme në Detin Adriatik.

“I nderuar Zoti President, Shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e jetës së qytetarëve turq gjatë aksidentit tragjik në Detin Adriatik ditën e sotme. Në këto ditë të rënda për popullin tuaj, ju lutemi që t’i përcillen ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të pafajshme që humbën jetët e tyre në ngjarjen e mësipërme, së bashku me lutjet tona që shpirtrat e tyre të prehen në paqe!” a.y/NOA

KOMENTE