Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdekja e Geddafit, Obama: Fundi i një kapitulli të dhimbshëm
English

Vdekja e Geddafit, Obama: Fundi i një kapitulli të dhimbshëm

Uashington, 20 tetor 2011, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama reagoi pak më parë lidhur me eliminimin e ish-diktatorit të Libisë Muammar Geddafi. Ai e cilësoi vdekjen e tij si fundin e një kapitulli të dhimbshëm për popullin libian. “Ishte një ditë historike, populli kurajoz i Libisë luftoi për të drejtat e tij, por tashmë populli i Libisë ka një përgjegjësi të madhe për të ndërtuar një Libi tolerante dhe gjithpërfshirëse. Ne mezi presim formimin e një qeverie tranzicioni të qëndrueshme”, u shpreh Obama. Më tej ai u bëri thirrje përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi që të punojnë së bashku me komunitetin ndërkombëtar dhe të kenë primare të drejtat e njeriut. Obama theksoi se Libia ka një rrugë të gjatë përpara, por shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara për ta ndihmuar atë. Duke iu drejtuar qytetarëve libian, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha: “Ju e keni fituar revolucionin. Grushti i hekurt e ka një fund”. Sipas tij kudo në botën arabe qytetarët janë ngritur në këmbë për lirinë e tyre, por ata drejtues që tentuan të pengojnë lirinë e popullit dështuan. Ndër të tjera ai shprehu keqardhje për të vrarët duke thënë se asgjë nuk mund ta mbyllë plagën e dhimbjes. Presidenti i SHBA-ve e mbylli fjalën e tij duke thënë se, “Pilotët tanë kanë luftuar në qiejt e Libisë, kemi ofruar mbështetje nga deti pa dërguar asnjë ushtar në terren, ne arritëm qëllimet tona. Kemi tranzicion në Afganistan kemi hequr qafe drejtues të Al Qaedas, por ky është një moment historik për popullin e Libisë dhe populli amerikan i uron Libisë më të mirat pasi do të ketë ditë dhe javë sfiduese”. a.y/NOA

KOMENTE