English

Sulm për territor prostitutash

Paulo, 22 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Policia e provincës së Paulos në Itali arrestoi mesnatën e djeshme dy shqiptarë 28 vjeçarin me iniciale M.E dhe 26 vjeçarin me iniciale D.V me akuzën zhvatje e rënduar dhe dëmtime ndaj një prostitute. Dy agresorët i kërkuan gruas para nën kërcënime të vazhdueshme sepse sipas tyre ajo kishte zënë pozicion në territorin e tyre. Më pas vajza u denoncua për favorizim prostitucioni nga një prostitutë tjetër, e cila lajmëronte dy shqiptarët sa herë që ndonjë “rivale” e saj dilte në të njëjtën rrugë. Policia ndërhyri menjëherë duke i kapur dy agresorët në flagrancë, pas një arratie të shkurtër, ku ata u prangosën dhe u dërguan në burgun e Cagnola dhe Lodi, në pritje të gjykimit. a.y/NOA

KOMENTE