English

Wesley Warren JR, njeriu me testikuj që peshojnë 45 kg (FOTOT&VIDEO)

SHBA, 22 tetor 2011 NOA - Wesley Warren Jr është një burrë 47 vjeçar nga Las Vegas, i cili ka disa vite që jeton me një gjendje të patolerueshme, sikundër shihni fotot dhe më poshtë pamjet filmike. Testikujt e tij janë prekur nga një sëmundje që quhet Elefantiasi ose Filariasi Linfatica, një lloj sëmundje që shkakton zmadhim të tepërt të indeve të pjesës së prekur. Testikujt e Warren peshojnë rreth 45 kg dhe me kalimin e kohës e pengojnë atë gjithnjë e më shumë për të kryer aktivitetet e përditshme. Për mjekët kjo është një sëmundje e njohur, por thonë se janë në mëdyshje se si është goditur një njeri që jetojnë në Las Vegas, pasi sipas tyre kjo është një sëmundje që vjen nga mushkonjat që ndodhen zakonisht në rajonet më të lagështa të Afrikës. Tani Wesley, është në kërkim të donacioneve që të jetë në gjendje t'i nënshtrohet një operacioni që kushton një milion dollarë, për të hequr masën e tepërt nga testikujt e tij dhe t’i kthehet jetës normale. a.k/NOA

310
KOMENTE
  • Limuzina Dasmash Dhe Airoporte11:08 - 23 Tetor 2011
    pupuuuupu na turperoiiiiii