Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident me vdekje në Tepelenë, dorëzohet në polici drejtuesi i makinës
English

Aksident me vdekje në Tepelenë, dorëzohet në polici drejtuesi i makinës

Tepelenë, 23 tetor, NOA – Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Ura e Leklit, në aksin rrugor GjirokastërTepelenë. Viktima është Flamur Hajdini, 50 vjeç, lindur dhe banues në Përmet. Hajdini është goditur nga një makinë në momentin që ka qenë duke kaluar nga njeri krah i rrugës për në tjetrin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.30. Aksidenti është shkaktuar nga një automjet tip “Benz” me targa italiane BN 877 LN, që drejtohej nga 25-vjeçari Eneid Haxhia, lindur dhe banues në Tepelenë. Haxhia ka qenë duke udhëtuar nga nga Gjirokastra për në Tepelenë dhe rreth 20 metra pa vajtur tek kryqëzimi i Urës së Leklit në rrugën nacionale, ka përplasur shtetasin 50-vjeçarin Hajdini. Si pasojë e përplasjes , automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me tabelat orientuese në anën e rrugës ,duke i marrë para ato dhe shtetasin e lartpërmendur për disa metra . Flamur Hajdini ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Haxhia, nga frika ka braktisur automjetin në vendngjarje dhe është larguar nga vendngjarja. Më pas rreth orës 23.30, është vetdorëzuar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër. Automjetin me të cilin bëri aksidentin ja kishte marrë një kushëriri të vet nga Vlora. Sipas policisë, shkaku aksidentit është shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të automjetit, pasi ka udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara . Eneid Haxhia është arrestuar në flagrancë nga ana jonë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar 290 i Kodit Penal. a.k/NOA Në foto e parë, makina drejtohej nga Eneid Haxhia Në foton e dytë vendi ku ndodhi aksidenti

KOMENTE