Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dyshimet: Anija turke u mbyt njësoj si “Titanik”
English

Dyshimet: Anija turke u mbyt njësoj si “Titanik”

Durrës, 23 tetor 2011, NOA- Ndërpritet kërkimi për 8 trupat e zhdukur të ekuipazhit të anijes turke, “Reina-1”. Mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit është ankoruar anija më e fuqishme e flotës turke për operacionet e kërkim-shpëtimit, Barbaros, e cila pas dy ditësh kërkim në det të hapur, nuk arriti të gjejë gjurme të tetë anëtarëve të ekuipazhit të anijes “Reina” e cila u mbyt pas përplasjes me tragetin “Ankara”. Ndonëse anije ushtarake “Barbarosa”,ishte e pajisur me aparatura moderne të kërkimit në sipërfaqe, por edhe në thellësi të detit, nuk ka arritur të gjejë asnjë nga trupat e 8 marinarëve të zhdukur. Ekspertët hedhin dyshimin se mbytja e anijes tregtare turke ka qenë e ngjashme me atë të mbytjes së anijes historike “Titanik”. Sipas informacioneve anija është mbytur vertikalisht në harkun kohor të shtatë minutave. Një pjesë e bazës materiale të anijes së mbytur është gjetur nga anija e Guardia di Financa italiane e cila ndodhet në portin e Durrësit, dhe materialet janë depozituar pranë rojes bregdetare për hetimet për të zbardhur shkaqet e tragjedisë. Anija luftarake "Iliria" ka gjetur në det të hapur një gomone e cila dyshohet se është hedhur në momentin e përplasjes por që nuk është përdorur dot nga marinarët. a.q/NOA

Në foto: Anija e flotës turke "Barbaros" e ankoruar në portin e Durrësit

KOMENTE