Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rast flagrant në Itali, shqiptarit i hiqet gabimisht veshka e shëndoshë
English

Rast flagrant në Itali, shqiptarit i hiqet gabimisht veshka e shëndoshë

Savona, 23 tetor 2011, NOA – U nis nga Shqipëria përdrejt Italisë për të operuar një kist në shpretkë, por gjatë ndërhyrjes kirurgjikale kirurgu që e operoi doktor Andrea Piccardo, shef i spitalit Cairo, i ka hequr edhe veshkën e majtë. Kjo ishte e vetmja veshkë që i funksiononte pasi veshka e djathtë i ishte shkatërruar prej disa kohësh duke iu reduktuar në një top. Kjo është historia e një 45-vjeçari nga Shqipëria, me emrin B. Meta, i cili pas këtij operacioni të gabuar është i dënuar që t’i nënshtrohet dializës për tërë jetën, gjithmonë në rast se në ditët në vijim ai nuk i nënshtrohet një transplanti të veshkës, të cilën mund t’ia dhurojë vetëm ndonjë nga të afërmit. Pas operacionit që zgjati një orë e gjysmë, të mërkurën e shkuar, mëngjesin e të shtunës pacienti shqiptar u rikthye në sallën e operacionit, pasi njëra prej arterieve i rridhte shumë gjak duke i rrezikuar jetën. Historia e 45-vjeçarit përbën rastin më të fundit flagrant të neglizhencës mjekësore që ngjau në ditët e fundit në spitalin e Shën Palit në Savona të Italisë. Operacioni gjatë të cilit iu hoq veshka ndodhi të mërkurën në këtë spital, nën kujdesin e ekipit të kirurgëve të drejtuar nga dr. Andrea Piccardo, që në bazë të një vendimi të marrë pak vite më parë kryejnë ndërhyrje kirurgjikale komplekse në një prej sallave të spitalit të marrë hua. Pritet që pas hapjes së dosjes hetimore prokuroria dhe autoritetet gjyqësore të Savonës të hedhin dritë mbi këtë rast flagrant që shënjon neglizhencën e bluzave të bardha në Itali. Dje të afërmit e pacientit B. Meta depozituan një padi pranë komisariatit rajonal duke përcjellë para drejtësisë të gjitha faktet që tregojnë për gabimet e kryera nga kirurgët gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, të cilës iu nënshktrua kryefamiljari i familjes Meta, ditën e mërkurë. Një gjë është e sigurt se pacienti shqiptar B. Meta iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal që pasoi me heqjen e veshkës së tij, e cila funksiononte. Operacioni i kryer të mërkurën në spitalin e Shën Palit nga ekipi i kirurgëve të spitalit Cairo i drejtuar nga dr. Piccardo, pasoi me një hemorragji të brendshme ndaj të gdhirë të së shtunës, ndërkohë që 45-vjeçari B. Meta ishte shtruar në sallën e Reanimacionit pranë spitalit të Savonës. “Unë e kryeva operacionin në bashkëpunim me urologët dhe ai rezultoi me sukses”, nënvizoi kirurgu Andrea Piccardo pas daljes në dritë të rastit. Ndërkohë shefi i repartit të Nefrologjisë në spitalin e Savonës Silvia Carozzi duke iu referuar neglizhencës së Piccardos, vërejti se “një kirurg i mirë duhet t’i njohë limitet e mundësive të tij”. Por si për ironi të fatit, i pyetur nga mediat lokale, Drejtori i Përgjithshëm i spitalit të Savonës Flavio Neirotti thotë se nuk ka dijeni për rastin në fjalë, ndërsa Drejtoresha Claudia Agosti nuk përgjigjet në telefon. mit/NOA

KOMENTE