Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi i BE, Papandreu: Kriza jo e jona, por europiane
English

Takimi i BE, Papandreu: Kriza jo e jona, por europiane

Bruksel, 23 tetor 2011, NOA – Liderët europianë,duke nisur që nga dita e sotme e deri në mesin e javës së ardhshme prite të vendosin sa i takoh krizës së borxheve dhe të ardhmes së eurozonës. Para fillimit të samitit të liderëve të BE, që do të mbahet në Burksel. kryeministri grek Papandreu iu bëri atyre një apel për të qenë më efikasë dhe më të shpejtë në vendime. "Ne jemi njerëz krenarë që meritojnë respekt. Kriza nuk është greke, por evropiane. Si evropianë, ne duhet të veprojmë me vendosmëri dhe në mënyrë efektive”, tha kryeministri grek. Sipas tij, këto vendime duhet të jenë të tilla që të shkojnë drejt një "Evrope të solidaritetit”, duke theksuar se çdo ditë humbet besimi në institucionet evropiane dhe funksionimin e Bashkimit Evropian. “Tani është koha që Evropa të marrë vendime që do të jenë vendime historike", tha Papandreu, sipas të cilit, Greqia ka bërë lëvizjet e kërkuara dhe të duhura për të zbatuar programin e saj të rregullimit ekonomik dhe për vënien e ekonomisë në baza të qëndrueshme. a.q/NOA

KOMENTE