English

Carmen Elektra, një paraqitje seksi në filmin e ri

SHBA, 24 tetor NOA - Fansat e Carmen Elektra mund të qetësohen, pasi për një kohë të gjatë mungese, ish pjesëtarja e “Baywatch” i rikthehet kinemasë me “Mardi Gras: Spring Break”, një komedi e re me skena pikante, në të cilat duhet thënë se Carmen “jep një ndihmë të madhe”. Që nga trailerat e filmit faktikisht mund të admirohen të brendshmet dhe fiziku i aktores bukuroshe. Në krahun tjetër është dhe festa e Spring Break, në të cilën në SHBA duhet thënë se gjithçka mund të ndodhë. Faktikisht është një javë pushimi që studentët e kanë në dispozicion, gjatë së cilës festat janë të shumta dhe tema kryesore e tyre është seksi dhe alkooli. Në veçanti mbahet mend ajo e Fort Lauderdale, lokalitet në Florida. r.b/NOA

KOMENTE