Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkimet të ethshme në Turqi për të mbijetuar nga tërmeti
English

Kërkimet të ethshme në Turqi për të mbijetuar nga tërmeti

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara në Turqi nga tërmeti me intensitet 7.2 shkallë të Rihterit, për të gjetur persona që eventualisht ende janë të gjallë.

Raportohet për qindra të vdekur dhe mijëra njerëz që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Mijëra njerëz e kanë kaluar natën pa strehë, në temperatura shumë të ulët, për shkak të frikës se mund të ndodhin tërmete të tjera në provincën Van, që është e banuar me popullatë shumicë kurde.

Sipas parashikimeve të meteorologëve gjatë ditëve të ardhshme mund të bie edhe borë.

Ministri i brendshëm, Idriz Naim Sahin, tha se është konfirmuar vdekja e së paku 217 personave.

Ministri Sahin, po ashtu, ka theksuar se duket se dëmet më të mëdha kanë ndodhur në Erkis, ku afro 80 ndërtesa shumëkatëshe janë shkatërruar.

Ai tha se mendohet se banorët janë zënë nën gërmadha të afro 40 ndërtesave.

Ata që janë nxjerrë nga gërmadhat, tregojnë se shumë njerëz ende gjenden të bllokuar në ndërtesat e shkatërruara.

Qeveria e Turqisë ka mobilizuar mijëra punëtorë për kërkim dhe shpëtim nga 38 qytete.

Afro 650 prej tyre po punojnë në Erkis, ndërsa 300 të tjerë në qytetin Van. Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të dielën në mbrëmje e ka vizituar qytetin Van, dhe ka tërhequr vërejtjen se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ai ka shprehur shqetësim veçanërisht për qytetet e vogla dhe fshatrat në rajon, që janë afër epiqendrës së tërmetit.

Meqë lidhjet telefonike nuk punojnë, ka pasur shumë pak informacione për dëmet dhe viktimat në hapësirat e largëta malore.

Korrespondenti i radios Evropa e LirëTurqi ka raportuar se Greqia dhe Izraeli kanë bërë oferta për ndihmë, me gjithë raportet e tensionuara aktualisht që i kanë me Turqinë.

Por, kryeministri Erdogan u ka thënë reporterëve në Van se i ka refuzuar këto oferta fillestare për ndihma.

KOMENTE