Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Padova, aty ku shqiptarëve u ndalohet hyrja në lokal
English

Padova, aty ku shqiptarëve u ndalohet hyrja në lokal

Padova, 24 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Factory club është një lokal që në pak muaj është bërë pikë referimi për ambientet universitare në Padova. Por, atje nuk lejohet hyrja për rumunët, shqiptarët, moldavët dhe tunizianët. Një grup të rinjsh italianë kanë denoncuar faktin tronditës, pas një skene aspak të hijshme në hyrje të lokalit. Njëri prej tyre, Piero Baraldo rrëfen se si truproja nuk po linte të kalonin në lokal dy vajza për shkak të kombësisë së tyre. Ai dhe më pas edhe një truprojë tjetër, thanë së shqiptarët, rumunët dhe moldavët nuk mund të ishin pjesë e qendrës Asci, sepse ky ishte rregulli. Dy vajzat, të cilat flisni një italishte perfekte kërkonin shpjegime nga një prej drejtuesve të klubit, por askush nuk i dëgjoi me përjashtim të dëshmitarëve që prisnin të hynin. Ngjarja ka shkaktuar debate edhe në rrjetet sociale. Vietnamezi Thang Vien, pronari 38 vjeçar i klubit, u shpreh se nuk kishte dijeni se ç’kishte ndodhur. Sipas tij, ka rregulla për të mos futur njerëz të çuditshëm në lokal dhe kishte informacione se vajzat mund të kishin një veshje të pahijshme. a.q/NOA

KOMENTE
  • ylli21:52 - 24 Tetor 2011
    po pse te mos na e ndalojne hyrjen e vajzave shqiptare, shtet skemi.atdhetarizenm skemi. atehere ata kan te drejte, po ju ,te rinj dhe te moshuar qe jeni atje,cfare beni?apo ka rendesi te fitoni para se sa per nacionalizem as qe ju plas. por mos harroni se parate ketu i kemi gjetur dhe ketu do i leme nje dite, por kombesin ketu e kemi gjetur dhe po vazhduat keshtu,ketu sdo e leme se do na e humbasin .