Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia zbardh vdekjen e oficerit të SHISH
English

Policia zbardh vdekjen e oficerit të SHISH

Durrës, 25 tetor 2011, NOA – Policia e Durrësit pas hetimeve paraprake deklaron se oficeri i SHISH i gjetur i vdekur në mesnatën e sotme mund të jetë vetëvrarë. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, policia e qytetit bregdetar ka zbardhur disa prej detajeve kryesore të ngjarjes së rëndë. Sipas policisë, ditën e djeshmë është njoftuar nga familjarët se kishte humbur kontaktet me ta shtetasi Isa Çopa, 49 vjeç, banor i lagjes Nr.7 Durrës, i martuar, me 1 fëmijë, punonjës që prej 11 vitesh pranë Shërbimit Informativ Shtetëror Dega Durrës. Rreth orës 00.30, në vendin e quajtur “Ish Reparti Ushtarak në Currila” u konstatua një automjet tip Opel Corsa, ngjyrë vishnje me targa të Tiranës në gjendje të djegur, brenda së cilit gjendej trupi i pajetë i shtetasit Isa Çopa. Nga tërësia e veprimeve të deritanishme, hetimi hedh dritë mbi këto fakte: -Automjeti tip Opel Corsa rezultoi i djegur plotësisht. -Brenda automjetit u gjetën: 1 armë zjarri (pistoletë Makarov, që rezultoi të jetë arma e tij e shërbimit) dhe 1 gëzhojë. Po kështu në tavanin e autoveturës u konstatua një vrimë dalëse e shkaktuar nga qitje me armë. -49 vjeçari IsaÇopa, rreth orës 16.30, ka shkuar në banesën e motrës së tij ku ka marrë një bidon plastik 5-litërsh, i cili mendohet t’i ketë shërbyer për transportimin e lëndës djegëse të përdorur më pas prej tij. Rreth orës 18.30 ky shtetas i ka dërguar 1 SMS lamtumire djalit të tij dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët. “Tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme çon në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje”, thotë policia në deklaratën e saj. a.q/NOA

Foto në lajm është ilustruese

KOMENTE