Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthimi, RISHM gjobit kompaninë ACR
English

Shpërthimi, RISHM gjobit kompaninë ACR

Bulqizë, 25 tetor 2011, NOA - Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave ka gjobitur me 500 mijë lekë të reja firmën koncesionare “ACR” dhe me 150 mijë lekë gjobë inxhinierin dhe drejtorin. Sipas RISHM, kjo masë administrative është marrë për neglizhencë të rregullave të sigurimit teknik në minierën e Bulqizës, ndërsa ka kërkuar nga kompania “ACR” që të kryejë investime në minierë duke vënë sisteme të reja ajrimi në galeri. Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave ka publikuar rezultatet e ekspertizës pas shpërthimit në minierën e Bulqizës. Sipas raportit, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një shkëndije zjarri dhe normave të larta të hidrogjenit në minierë.Në shpërthimin e pak ditëve më parë në nivelin 16 të minierës së Bulqizës, humbi jetën minatori Naim Shyti dhe u plagosën 8 minatorë të tjerë. a.q/NOA

KOMENTE