English

Synimi i Interit mban emrin e Vargas

Milano, 25 tetor NOA - Në sezonin e merkatos së janarit skuadra e Interit ka një synim të qartë: përforcimin e skuadrës dhe sidomos në repartin e mesfushës. Në qëllimet kryesore të skuadrës duhet thënë se tashmë është vetëm Juan Manuel Vargas, mesfushori i krahut në skuadrën e Fiorentinës, ku duhet thënë se aktualisht nuk po kalon një periudhë të mirë në këtë ekip. Sipas asaj që përcillet nga e përditshmja sportive Tuttosport marrëveshja mund të përfundojë me sukses, por megjithatë Inter ka dhe alternativat e tjera gati të cilat janë si më tej: Bastos, Armero dhe Palacio. r.b/NOA

KOMENTE