Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedi në familjen pejane, zjarri i merr jetën dy fëmijëve
English

Tragjedi në familjen pejane, zjarri i merr jetën dy fëmijëve

Pejë, 25 tetor 2011, NOA - Zjarri i shpërthyer mbrëmjen e të hënës në një shtëpi banimi në Pejë, është kthyer në një tragjedi familjare, duke marrë jetën e dy fëmijëve të mitur. Fëmijët e familjes Thaçi nga Peja, të cilët banonin në rrugën “Uestli Klark”, njëri i moshës 3-vjeçare dhe tjetri 5 vjeç, që të dy djem, nuk kanë mundur të shpëtohen nga ekipet e shpëtimit, të cilat u mblodhën në vendin e ngjarjes. Xhevat Ibra, zyrtar për Informimin në Policinë e Pejës, bëri me dije se forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas informatës. “Ata kanë thyer derën për të shpëtuar fëmijët, por për fat të keq fëmijët nuk mundën të shpëtonin për shkak të zjarrit të furishëm”, nënvizoi Ibra. Sipas tij shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura për policinë. Ndërkohë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Avdyl Lajçi ka bërë apel tek punëtorët e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës që ta kryejnë punën e tyre, ashtu siç duhet dhe të evitohen zjarret e shkaktuara si pasojë e rrymës. “Ky ishte një rast mjaft i dhimbshëm, shkaqet e zjarrit akoma nuk dihen, ekspertët tanë po bëjnë ekspertizën. Duke iu referuar faktit se kohët e fundit po kemi shumë raste, që shkaktohen si pasojë e rrymës elektrike, unë i bëj apel punëtorëve të KEK-ut që të jenë shumë më vigjilent në kryerjen e detyrave të tyre”, deklaroi Lajçi. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjen tragjike dhe ka ngushëlluar familjen për jetët e humbura të më të dashurve të tyre. Kosovapress/NOA

KOMENTE
  • Orest Rama10:50 - 25 Tetor 2011
    ngushellime familjareve
  • Cyanide10:18 - 25 Tetor 2011
    Ngushllime familiareve.
  • Altin Gjeçi09:46 - 25 Tetor 2011
    shum ngjerje e dhimbshme...ngushellime familjareve