English

Vidhte paratë, pranga inspektorit në Bashkinë e Korçës

Korçë, 25 tetor 2011, NOA – Një inspektor i tatimeve në Bashkinë e Korçës ka përfunduar në pranga pas abuzimit me detyrën. Sipas policisë, falë operacionit “Taksambledhësi” është arrestuar Ernest Shishmani 35 vjeç banues në lagjen nr 17 Korçë, me detyrë “Inspektor i mbledhjes së taksave të parkimit” në Bashkinë e Korçës. Shtetasi i mësipërm në kundërshtim me ligjin duke abuzuar me detyrën, mblidhte taksa prej të cilave nuk priste biletat e parashikuara në ligj, dhe vidhte një sasi të konsiderueshme të ketyre taksave duke përfituar sasi të mëdha lekësh nga mos arkëtimi i këtyre parave në arkën e Bashkisë. Në momentin e kapjes këtij shtetasi iu bllokuan në cilesine e provës materiale: - Bileta parkimi. - Mandate arkëtimi . - 7.500 lek te reja. a.q/NOA

KOMENTE