Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidentohet për vdekje në afërsi të Strugës
English

Aksidentohet për vdekje në afërsi të Strugës

Strugë, 26 tetor 2011, NOA - Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë ndodhi mbrëmë në afërsi të Strugës. Lajmin e bëri publik agjencia e lajmeve INA, e cila raportoi se aksidenti ndodhi rreth orës 19.00 në afërsi të gjimnazit “Jahja Kemal” në rrugën nga Ohrit drejt Strugës. Aksidenti erdhi për shkak se makina që drejtohej nga 43-vjeçari D.G nga Struga kishte humbur drejtimin e automjetit duke u përplasur nën rrugë. Shoferi u dërgua në spitalin rajonal, por ai nuk mundi të shpëtojë për shkak të plagëve të rënda. Në vendngjarje kanë vajtur organet e hetuesisë dhe prokurorisë nga Gjykata Themelore dhe Prokuroria e Strugës si dhe shërbimet profesionale të SPB-së që pritet të zbardhin plotësisht rastin. INA/NOA

KOMENTE