English

I mituri plagos vëllain me çiften e babait

Lushnje, 26 tetor 2011, NOA - Një 13-vjeçar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri vëllain e tij një vit më të vogël. Ngjarja, e ndodhur në Çermë të Lushnjës, është konsideruar aksidentale nga autoritetet e policisë vendore, ndërsa i dëmtuari ndodhet në spital. Armando Leka 13 vjeç ka qenë duke luajtur me vëllai e tij, Klejdi Leka 12 vjeç kur arma ka shkrehur aksidentalisht. Saçmat e çiftes kanë prekur vogëlushin në kokë duke bërë që jeta e tij të jetë në rrezik. Të alarmuar familjarët kanë cuar të miturin në Spitalin rajonal, ku dhe vazhdon të ndodhet në rrezik për jetën për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë mësohet se arma që mbante babai në shtëpi ishte pa leje. a.q/NOA

KOMENTE