Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbardhen rrethana nga vdekja e oficerit të SHISH
English

Zbardhen rrethana nga vdekja e oficerit të SHISH

Durrës, 26 tetor 2011, NOA- Oficeri i SHISH i cili u gjet i pajetë në orët e para të ditës së djeshme, Isa Çopa, ende i ka mister rrethanat e vdekjes.

Çopa i cili u gjet i pajetë në plazhin e CurrilaveDurrës, i djegur brenda makinës së tij tip Opel Corsa, u dyshua se mund të ishte vetëvrarë.

Por vetëm një ditë pas gjetjes së trupit të tij të djegur, zbardhen rrethanat e para të vdekjes së tij, fakte këto të dala nga ekspertiza.

Këto të dhëna flasin se 49 vjeçari Çopa ka qenë i dëmtuar në pjesën e kokës me mjete të forta dhe se vdekja e tij nuk ka ardhur nga arma e zjarrit.

Por menjë herë pas vdekjes së tij nga ana e policisë u hodhën dyshime për një vrasje të mundshme të tij, pasi u gjet një e çare në makinën e tij, e cila mendohet të jetë shkaktuar nga të shtëna me armë, ku dhe është gjetur edhe një gëzhojë pistolete dhe pistoleta.

Ndërkaq një e dhënë tjetër vjen pak para vdekjes së Çopës ku ai i ka dërguar një mesazh në celular djalit të tij ku shkruante: “Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar, mbështetu tek nëna jote. Çaje të ardhmen vetë”, dhe menjëherë pas kësaj telefoni i të ndjerit është gjetur i fikur.

a.y/NOA

KOMENTE
  • VRASESI ME PAGESE18:22 - 26 Tetor 2011
    THON QENI LE ATJE KU HA POR THON DHE KETE KUR NUK VLEN ME KUPTOHET??? .....!!!KESHTU TE GJEN DHE ME SHTETIN TONE PER FAT TE KEQ KAN DODHUR SHUME GJENA EDHE NUK JAN ZBARDHUR...............